Çepurini i Rusisë, te përmendorja e konsullit rus që e vranë shqiptarët kërkon formimin e AKS-së
01

Lexo edheSonte në TV Dukagjini: Ramush Haradinaj rrëfen në “Personale” (video)

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar sot në veri të Mitrovicës se respektimi i Rezolutës 1244 të KS të KB-së është bazë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Ai, pas tri ditë qëndrimi në Kosovë, i ka thënë Radio Kontakt Plusit se është “me rëndësi mbajtja e dialogut dhe respekti reciprok”, transmeton Koha.net.
Çepurin ka theksuar se për serbët e Kosovës është e rëndësishme dispozita e Marrëveshjes së Brukselit Për Asociacionin e Komunave serbe, për të cilin, siç ka thënë, “ka marrëveshje por që nuk po realizohet”.

Lexo edheSonte në TV Dukagjini: Ramush Haradinaj rrëfen në “Personale” (video)
“Pala kosovare duhet të angazhohet që Marrëveshja të realizohet në mënyrë që popullata serbe në Kosovë të jetë e mbrojtur”, ka thënë ai.
Ambasadori ka vënë kurora në “Engjëllin e Bardhë” dhe te përmendorja e konsullit rus Grigori Stepanoviq Shçerbin, i vrarë nga shqiptarët në Mitrovicë, gjatë luftërave ballkanike.