BallinaLajmeÇeku pret në takim ambasadoren e Finlandës, flasin për projekte të përbashkëta...

Çeku pret në takim ambasadoren e Finlandës, flasin për projekte të përbashkëta në arsim

Të ngjajshme

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira.

“Gjatë takimit, ministri Çeku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka ofruar Kosovës në avancimin e sistemit arsimor dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale. Ai theksoi se përvoja finlandeze përbën një model të rëndësishëm për zhvillimin e politikave arsimore, veçanërisht në aspektin e cilësisë në mësimdhënie. Ministri Çeku dhe ambasadorja Laaksonen ritheksuan përkushtimin e ndërsjellë për të thelluar partneritetin ndërinstitucional, duke synuar krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të arsimit në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz