Carrickut i “lëkundet” karriga, Como e “shkatërron” Manchester Unitedin
dp·

Skuadra e Comos ka shënuar fitore të madhe ndaj Manchester Unitedit me rezultatin e thellë 4:1 në Ligën e Kampionëve.
Qysh në fillim të ndeshjes, skuadra italiane tregoi se është këtu për tri pikë, shkruan Indeksonline
Nico Paz shënoi për 1:0 në minutën e 2’të.
Në pjesën e dytë, Como i Frabregasit tregoi kualitetin duke shënuar edhe tri herë.

Lexo edheComo po e “shkel” Unitedin, shënohet edhe goli i katërt
Douvikas, Nico Paz dhe Ramon shënuan golat për rezultatin 4:0.
Golin e vetëm për të kuqt nga Anglia e shënoi sulmuesi, Joshua Zirkzee.
Me këtë fitore, Como shkon në kuotën e gjashtë pikëve, kurse “Djajtë e Kuq” mbesin vetëm me tri pikë./Indeksonline/














