HomeLajmeKosova inkasoi mbi 422 milionë euro nga taksat mjedisore gjatë vitit 2025

Kosova inkasoi mbi 422 milionë euro nga taksat mjedisore gjatë vitit 2025

Të ngjajshme

Nga kjo datë, policët e Kosovës do të patrullojnë në Shqipëri

Policia e Kosovës ka konfirmuar për IndeksOnline se patrullimet...

Arrihet marrëveshja, ushtria e Izraelit tërhiqet pjesërisht nga jugu i Libanit

Izraeli dhe Libani kanë arritur dhe nënshkruar një marrëveshje...

Zbulohen vendi e detajet: Ja kush do i këndojë Kidës në dasëm

Nga vendi tek këngëtarët, zbulohen detajet e super dasmës...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se të ardhurat nga taksat mjedisore gjatë vitit 2025 kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 422.4 milionë euro, ose 11.8 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

ASK bën të ditur se taksat e energjisë (akciza) vazhdojnë të përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave mjedisore. Gjatë vitit 2025, të hyrat nga kjo kategori u rritën për 12 për qind në raport me një vit më parë.

Po ashtu, të ardhurat nga taksat e ndotjes shënuan rritjen më të madhe, me 35.3 për qind, ndërsa të ardhurat nga taksat e transportit u rritën për 9.6 për qind.

Sipas strukturës së të ardhurave, taksat e energjisë përbënin 365.3 milionë euro, ose 86.5 për qind të totalit, pasuar nga taksat e transportit me 54 milionë euro, ose 12.8 për qind, ndërsa taksat e ndotjes arritën në 3.15 milionë euro, që përfaqësojnë 0.7 për qind të të ardhurave totale nga taksat mjedisore.

ASK njofton gjithashtu se pjesëmarrja e të ardhurave nga taksat mjedisore në Bruto Produktin Vendor (BPV) gjatë vitit 2025 ishte 3.83 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz