HomeLajmeProtestë para gjykatës në Lipjan, kërkohet lirimi i veteranit Bekim Meta

Protestë para gjykatës në Lipjan, kërkohet lirimi i veteranit Bekim Meta

Të ngjajshme

Ky djalë është në një tjetër nivel – Dembele me super-gol ndaj Norvegjisë

Franca e ka dyfishuar epërsinë ndaj Norvegjisë. Ishte përsëri Ousman...

Senegali e nis me gol ndeshjen ndaj Irakut (VIDEO)

Senegali ka shënuar gol të shpejtë ndaj Irakut. Abdoulaye Seck...

Franca nuk bën ‘hajgare’, Dembele qëllon sakt portën e Norvegjisë

Franca ka kaluar në epërsi ndaj Norvegjisë, në ndeshjen...

Abazi për qasjen e Kurtit pas zgjedhjeve- ‘Po e luan mbretin’

Ish-deputeti Haki Abazi ka deklaruar në “DPT te Fidani”...

Nis protesta e 27-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drej...

Një përleshje mes disa personave në Lipjan më 24 qershor, ka rezultuar me 11 të lënduar të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas të dhënave të policisë, 15 persona janë arrestuar, ku dhjetë nga ta janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, sipas informatave jozyrtare, mësohet se konflikti ishte mes tri familjeve të dy nacionaliteteve të ndryshme – shqiptarë dhe ashkali.

Gjithnjë sipas informacioneve jozyrtare, disa nga të përfshirët u identifikuan si ish-pjesëtarë të forcave paramilitare serbe.

Ndërkaq, në mesin e të arrestuarve është edhe ish-ushtari i UÇK-së, veterani dhe invalidi Bekim Meta.

Për lirimin e tij, sot u organizua një protestë para gjykatës së Lipjanit ku morën pjesë shumë qytetarë.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, bashkëluftëtar i Bekim Metës, tha se personat që e kanë sulmuar veteranin e UÇK-së ka qenë paramilitarë, dhe se të njëjtit e kanë sulmuar në shtëpinë e vet.

“Qëllimi ynë është të lirohet çlirimtari që u sulmua nga njerëz të veshur me uniformë, kanë qenë paramilitarë, kanë vra, dhunu e shkatërru, ka fakte të mjaftueshme, dhe asgjë më shumë nuk duam. Prandaj, i bëjmë ftesë drejtësisë që të merret mirë me fakte dhe të na liron invalidin e luftës. Bekim Meta i ka tri predha në kokë”.

“Me ardh pas 26 vjetësh, me e sulmu në shtëpi të veten, është shumë e rëndë për neve, dhe shumë e rëndë për ushtarët e UÇK-së. Ne nuk jemi duke e pengu askënd, nuk jemi tu shku me sulmu askënd, ata kanë ardh në vendin tonë. Kjo është e patolerueshme. Sipas dëshmitarëve, nuk ka të bëjë me prona. Kjo është një propagandë e tyre”.

“Liri për çlirimtarët, kriminelët në burg”, tha njëri nga organizatorët e kësaj proteste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz