Cakolli e sqaron situatën me votat e Nismës: Nuk i shpërndahen askujt, s’llogariten fare
dp

Lexo edheDëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka sqaruar situatën me votat e Nismës.
Ai ka thënë se ato vota nuk do t’i shpërndahen askujt, por sipas tij, thjesht nuk llogariten fare.
“Votat e Nismës as nuk i shpërndahen ndonjë partie, as nuk i shkojnë të parës as të dytës, ato thjesht nuk llogariten fare. Kur bëhet ndarja e ulëseve, merren vetëm partitë shqiptare të cilat e kanë kaluar pragun”.

Lexo edheDëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna
“Pra, merret totali i votave të vlefshme të Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Këto dhe votat e partive të tjera të cilat nuk e kanë kaluar pragun, thjesht nuk llogariten fare kur bëhet ndarja”, ka thënë Cakolli.