Lushtaku: Shënuam fitore të merituar
BILLI·

Pas humbjes nga Ballkani në javën e kaluar, Drenica i është kthyer fitores, pasi sot e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1.
Trajneri i kuqezinjve, Tahir Lushtaku, është shprehur i kënaqur me rezultatin, por më tepër edhe me qasjen që patën futbollistët e tij.
“Në ndeshjen me Ballkanin ishim një skuadër që nuk i ngjante aspak Drenicës. Sot patëm qasje shumë serioze që nga minuta e parë, kemi funksionuar mirë dhe në fund shënuam fitore të merituar”, ka thënë Lushtaku për Super Sport Kosova.

Lexo edheDrenica pa probleme ndaj Ferizajt
Ai ka shtuar se Drenica duhet të jetë shumë e kujdesshme për ndeshjet e radhës, pasi janë shumë skuadra me numër të përafërt të pikëve.
Pas fitores së sotme, Drenica renditet në pozitën e 5-të me 27 pikë.















