back to top
Wednesday, December 10, 2025
Ballina“Burrneshat”, pretendent për çmim në festivalin e Berlinit

“Burrneshat”, pretendent për çmim në festivalin e Berlinit

Të ngjajshme

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...

Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha...
Tre ditë para mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, sonte në mbrëmje Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin do të flasë shqip.
Është premiera botërore e “Burrneshat”, filmi me patentë shqiptare, por një bashkëprodhim, që u realizua me fonde nga Shqipëria, Kosova, Italia, Zvicra dhe Gjermania.
Në edicionin e 65 të Berlinales, historia shqiptare, që roli kryesor i “Burrneshes”, “Hanes” i është besuar italianes, Alba Rohrwacher, e vlerësuar me 20 çmime ndërkombëtare, është renditur në 10 filmat konkurrent me pritshmërinë më të lartë. Edhe pse më herët janë shkruar dhe realizuar dokumentare të shkurtër për burrneshat shqiptare nga media të njohura të botës, si BBC apo CNN, fenomeni shqiptar po zgjon kureshtjen e publikut dhe kritikës gjermane.
“Burrneshat” është cilësuar si një film pretendent edhe për faktin sepse për Laura Bispuri ky është prezantimi i saj i parë si regjisore në Berlinale. Producentët shkojnë në këtë garë të rëndësishme të kinematografisë botërore, ku garojnë regjisorë e aktorë të karrierës, si konkurrentë të fortë për aktoren dhe regjisoren më të mirë. Ekranizimi i romanit të Elvira Dones “Hana” kushtoi 1 milionë e 200 mijë euro. Prej shtatë ditësh në Berlinale, në një stendë të përbashkët Shqipëria dhe Kosova po prezantojnë “Burrneshat” dhe prodhime të tjera, një mundësi kjo për t’i njohur regjisorët e huaj me kinematografinë shqiptare.
tv.klan
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz