BallinaLajmeBurri i deputetes kërcënon Visar Ymerin: Do të merrem personalisht me ty

Burri i deputetes kërcënon Visar Ymerin: Do të merrem personalisht me ty

Të ngjajshme

15 praktikantë nisin rrugëtimin profesional në Komunën e Fushë Kosovës

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për...

Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rufolph, ka takuar ministrin...

Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë, me fy shqiptarë

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj ka qenë i ashpër...

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka denoncuar për kanosje, në polici, bashkëshortin e deputetes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi.

Rasti, mëson Gazeta Express, ka të bëjë me një SMS që Krasniqi i ka dërguar Ymerit, të dielën mbrëma, derisa deputeti i larguar nga Vetëvendosja, Visar Ymeri, denoncimin në polici e ka bërë të hënën në mesditë.

Ndërkohë, PK-ja ka njoftuar për ngjarjen përmes raportit 24 orësh.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Gazeta Express ka mësuar përmbajtjen e SMS-it të cilin burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, i ka dërguar deputetit të Grupit të Pavarur.

“O Visar nëse mendon me na mbet ne dore… po te tegojm qefim me te madhe personalisht ua plotsoj dëshirën secilit prej jush klike maskarenjesh nëse luften e pas kthy kunder VV se me gjdo mjet përmes ilirave drenave i cilitdo matrapa dije qe 100 fish ka me tu kthy. Agjende personale ka me ju pase”, i ka shkruar Krasniqi ish-kreut të VV-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz