BallinaLajmeBulliqi: Qeveria ta sjellë sa më shpejt demarkacionin në Kuvend

Bulliqi: Qeveria ta sjellë sa më shpejt demarkacionin në Kuvend

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Joserioze e të turpshme e ka quajtur punën e Komisonit për matjen e territorit të Kosovës, gjeografi e deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi.

Ka shtruar një pyetje.

“Si ka mundësi që raporti me të gjitha dokumentet që u sollën nga qytetarët u përpilua për disa orë. Pra në orën 15:00 është mbyllur puna me palë ndërsa pas disa orësh e pamë lajmin se raporti iu dorëzua kryeministrit. Mendoj se do të duhej që së paku edhe 4-5 ditë të trajtohej ai material, në të kundërtën ai është një raport kamuflazh për të kënaqur apetitet e Qeverisë”, ka thënë Bulliqi.

Deputeti nga radhët e LDK-së, ka ftuar Qeverinë që sa më shpejt të sjell në Kuvend demarkacionin.

“E ftoj Qeverinë që sa më shpejt që të jetë mundur ta sjellë para deputetëve demarkacionin. Le të mbetet në duart e tyre. Por mos të shantazhohen e mos të kërcënohen ata”, ka thënë Bulliqi në “Interaktiv” të KTV-së.

I pyetur konkretisht për presionin, Bulliqi ka thënë se “a nuk është shantazh kur lideri thotë se ata që s’e votojnë demarkacionin nuk do të jenë në listë të partisë për deputet”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz