Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me vranësira të dendura.
Vranësirat gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
Pluhuri saharian është në rrugë drejt Evropës, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me baltë, por që nuk janë fenomene të pazakonta. Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera. Hera e fundit me reshje të kësaj natyre ishin vitin e kaluar.
Pluhuri saharian nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe nesër apo gjatë natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët.