Bullgari – Kosovë, stadiumi mbushet me “Dardanë”, krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme
BILLI·

Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë prezentë në numër të madh në stadiumin e Sofjes, ku do të luajnë Bullgaria dhe Kosova, në ndeshjen e vlefshme të Evropianit 2020.
Bullgaria dhe Kosova do të luajnë pas pak minutash në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.
Dhe, në stadiumin e Sofjes, ku do të luhet kjo ndeshje, prezentë janë edhe shumë tifozë të Kosovës, “Dardanët”, siç shihet edhe në këtë video.

Lexo edheBullgari – Kosovë, UEFA ndalon flamurin Kuq e Zi
“Duam fitore, duam fitore”, dëgjohen duke thirr tifozët kosovarë.
Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe Kosova e kërkon fitoren e parë dhe historike në një ndeshje kualifikuese për Evropian. /Gazeta Express/














