Britania mbështet armëpushimin, Starmer: Ta kthejmë në paqe afatgjatë
dp

Lexo edheUshtarë nga Austria, Italia dhe Rumania zhvillojnë trajnim për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Kosovë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të “bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim” – duke iu referuar zhvillimeve të fundit.
“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur brenda natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha ai.
“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, ta shndërrojmë atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe të rihapim Ngushticën e Hormuzit”.

Lexo edheUshtarë nga Austria, Italia dhe Rumania zhvillojnë trajnim për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Kosovë
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.