Britania e Madhe mbështetë vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin britanik Mark Lancaster për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“E vlerësojmë shumë përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën. Pa ndihmën tuaj dhe të shteteve të tjera mike, Kosova nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, u shpreh presidenti Thaçi.
Me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster , presidenti Thaçi ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.
Ndërsa, ministri britanik Mark Lancster, i cili më herët kishte shërbyer edhe si ushtar i KFOR-it në Kosovë, u shpreh i impresionuar me zhvillimet pozitive dhe ndryshimet në Kosovë.

Lexo edheFondi për inovacion dhe ndërmarrësi do të jetë për gratë në biznes dhe për të rinjtë
“Kosova ka bërë një punë shumë të mirë për integrimin e komuniteteve dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur standarde të larta”, ka thënë ministri Lancaster.
Duke folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ministri Lancaster theksoi se Britania e Madhe e mbështetë vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë në Bruksel, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.














