Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, janë ende në një lidhje të fortë.
Aktori 62-vjeçar dhe stilistja 32-vjeçare u panë në Greqi së bashku të enjten (19 shkurt), duke zbarkuar në aeroportin e Athinës, sipas E! News, përpara se të niseshin për në ishullin e Hidrës, transmeton Indeksonline.
Brad po vazhdon punën për filmin e tij të ardhshëm A24, The Riders , bazuar në romanin me të njëjtin emër të Tim Winton. Regjisor është Edward Berger.
Xhirimet filluan në fillim të këtij muaji teksa po zhvilloheshin në vende të shumta në Evropë.
Brad dhe Ines u panë për herë të fundit në nëntor, duke treguar mbështetje për mikun e tyre George Clooney në premierën e filmit të tij Jay Kelly./Indeksonline/
