BallinaLajmeBorë dhe temperatura të ftohta, moti për 4 ditët e para të...

Borë dhe temperatura të ftohta, moti për 4 ditët e para të marsit

Të ngjajshme

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Acar dhe borë kohë pas kohe deri të enjten, në fundjavë më butë dhe shi.

1.03 – Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

2.03 – Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.

3.03-4.03 – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.

Vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, por ditën e enjte nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, si dhe mundësia për mjegull, mund të rrisë vlerat deri në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C. Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.
Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e premte nga krahu jugor 4-11m/s.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë shumë stabile, në fillim do të shënojë rritje, e më pas sërish do të zbres dukshëm nën vlera normale

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz