BallinaBora vështirëson qarkullimin, 97 aksidente për dy ditë

Bora vështirëson qarkullimin, 97 aksidente për dy ditë

Të ngjajshme

Vetëverbimi

Në mes te monumenteve që mishërojnë historinë dhe lavdinë...

Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më...

Reshjet e borës gjatë ditëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës, kjo ka bërë që të shkaktohen rreth 100 aksidente rrugore, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Gjatë 48 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 97 aksidente trafiku, ku 74 prej tyre janë me dëme materiale, ndërsa në 23 aksidente ka pasur edhe persona të lënduar, por asnjë me fatalitet. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Tribuna, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas Kelanit të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme në përjashtim të magjistrales Pejë – Kullë – Rozhajë që për momentin është e bllokuar.

Vështirësi në qarkullim ka edhe në zonat e thella malore.

Kelani bën thirrje tek qytetarët të kenë pajisjet dimërore për veturat dhe të kenë kujdes të shtuar në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje, ngase sepse tij, ngricat në këto kohë janë më të evidentuara. /Tribuna/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz