Bombë afër shkollës së Mjekësisë në Prishtinë

Një bombë është gjetur në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Rasti është raportuar gjatë ditës së sotme në Polici përderisa nuk dihet se kush e ka vendosur.
Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës. Njësitet policore tashmë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Policia ka pranuar informatën pak më parë se te rrethi i Flamurit ne Prishtine afer shkolles Ali Sokoli gjendet nje mjet i dyshimt. Menjeher njesitet policore kane shkuar ne ate lokacion, kane bere sigurimin e lokacionit dhe jane njoftuar edhe njesitet tjera kompetente policore qe merren me raste te tilla”, tha Policia për Gazetën Express.
Lexo edheTetë ambasadorë lirohen nga detyra, ja për cilët bëhet fjalë
Fotografi nga vendi i ngjarjes:















