Bllokohet rruga te Kroi i Mbretit, në vendin e ngjarjes janë FSK dhe policia
03

Lexo edhePa bukë e pa ujë, rrëfehet qytetari nga Drenasi që vërshimet ia shkatërruan katin e parë të shtëpisë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje e vërshime gjithandej Kosovës.
Reshjet e shiut të mbrëmshëm kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje pothuajse në të gjithë Kosovën, gjë që ka vështirësuar edhe lëvizjen.
Në fotografitë që ka dërguar një lexues i lajmi.net, shihet se edhe në rrugën Drenas-Prishtinë, përkatësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, ka përmbytje nga reshjet e shiut, gjë që ka bërë edhe bllokimin e qarkullimit rrugor.

Lexo edhePa bukë e pa ujë, rrëfehet qytetari nga Drenasi që vërshimet ia shkatërruan katin e parë të shtëpisë
Sipas këtij lexuesi, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), por edhe të Policisë së Kosovës.
