Bllokohet kufiri Kosovë-Shqipëri, fluks i paparë në të dy anët e doganës
BILLI
Lexo edhePesticidi i ndaluar në tregun e Shqipërisë vjen nga Serbia dhe Greqia
Pika e përbashkët kufitare në Morinë është përballur me një fluks të lartë mjetesh në dy anët e saj. Qindra automjete kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë, por edhe anasjelltas në drejtim të Kosovës.
Policitë e të dyja vendeve herë pas here u është dashur të lejojnë kalimet e lira të mjeteve për të shmangur radhët e gjata. Gjashtë sportele të Kosovës dhe tetë sportele të Shqipërisë nuk kanë ndërprerë punën për asnjë moment.
Madje për disa kohë janë përdorur edhe sportelet e destinuara për autobusët dhe mjetet e transportit janë vënë në shërbim të qytetarëve. Kjo periudhë gushti shënohet si periudha me fluksin më të lartë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Lexo edhePesticidi i ndaluar në tregun e Shqipërisë vjen nga Serbia dhe Greqia
Kujtojmë se dy ditë me radhë, në fillim të kësaj jave, pati fluks të jashtëzakonshëm jo vetëm në pikën kufitare, por edhe në Rrugën e Kombit duke krijuar radhë kilometrike për orë të tëra./abcnews