Blick rikthen historinë e kosovarit me shtetësi zvicerane: Bë gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë
dp

Lexo edhePresidenti i Emirateve nis vizitën zyrtare në Shqipëri

Pas dy vjetësh nga ngjarja tragjike, media zvicerane Blick rikthehet me raportime mbi gjykimin që po zhvillohet në Kosovë ndaj shtetasit zviceran K. L., i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Sofia T., një grua e re nga Argjentina, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi në verën e vitit 2023 në një hotel në Prishtinë, ku sipas aktakuzës, pas një konflikti të ashpër, ai e ka goditur dhe më pas e ka shtyrë nga dritarja e katit të gjashtë.
Avokati mbrojtës pretendon se nuk ka prova konkrete që lidhin K. L. me dhunën në dhomën e hotelit dhe se viktima kishte konsumuar substanca psikoaktive.

Lexo edhePresidenti i Emirateve nis vizitën zyrtare në Shqipëri
Megjithatë, prokuroria dhe familja e të ndjerës këmbëngulin se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë – një femicid. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar prindërit e viktimës dhe menaxheri i hotelit, ndërsa vetë i akuzuari deklaron se është 100 për qind i pafajshëm.