back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeBlerta Deliu-Kodra dhe Hasani takuan drejtuesit e IKAP-it

Blerta Deliu-Kodra dhe Hasani takuan drejtuesit e IKAP-it

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra dhe kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, pritën sot në një takim znj. Refike Sülçevsi, drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike – IKAP dhe znj. Vlora Kryeziu,  Zhvilluese Programi për Bashkim Evropian –IKAP.

Në këtë takim u diskutua lidhur me funksionimin dhe me mundësinë e fuqizimit të këtij institucioni, pasi që Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) luan rol kryesor në aftësimin e shërbyeseve civil dhe rritjen e qëndrueshmërisë së shërbimit civil në Kosovë, me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve civile që ofron administrata publike në vend.

Në takim u vlerësua se mirëfunksionimi i IKAP-it është parakusht thelbësor për ofrimin e njohurive të duhura, si dhe trajnimeve në mënyrë profesionale për shërbyesit civilë, pasi, siç dihet, një administratë që funksionon dhe jep shërbime cilësore është një kusht thelbësor për çdo vend kandidat për të hyrë në BE.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz