Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka pasur një ekekt të jashtëzakonshëm.
Sipas Presidentit të la Ligas, Javier Tebas, Almeria është tashmë klubi i pestë spanjoll për nga ndjekja në rrjetet sociale që nga momenti kur Cristiano vendosi të investojë në projektin e tyre, shkruan IndeksOnline.
Ky rritje e menjëhershme në popullaritet nuk është thjesht çështje imazhi. Sipas Tebas, prezenca e Ronaldos e bën klubin shumë më tërheqës për sponsorët dhe investitorët, duke hapur rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.
“Është një hap shumë i rëndësishëm për të përmirësuar projektin në afatgjatë. Cristiano në Almería do të thotë ambicie e madhe për të ardhmen”, shtoi ai.
Me këtë lëvizje strategjike, Almería duket se nuk synon vetëm mbijetesën në elitë, por po projekton një të ardhme ku emri i saj mund të konkurrojë me klubet më të mëdha në Spanjë./IndeksOnline/