Blerim Latifi: Shkarkimi i Rashit Qalajt, ndodhi për shkak të arrestimit të Haki Rugovës
BILLI

Lexo edheLDK-ja e “kapë” Policinë e Kosovës, zëvendësuesi i Rashit Qalajt është i afërt me partinë e Mustafës

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, ka pasuar shkarkimin e Rashit Qalajt, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, përcjell Gazeta Blic.
Në një shkrim të tij, Latifi e cilëson Rashit Qalajn, si drejtorin më kompetent që e ka pasur Policia e Kosovës, në 20 vitet e pasluftës.
“Por ç’t’i bësh, kështu janë ligjet e pashkruara të Kosovës: interesat partiake nuk pyesin për profesionalizmin!”

Lexo edheLDK-ja e “kapë” Policinë e Kosovës, zëvendësuesi i Rashit Qalajt është i afërt me partinë e Mustafës
Shkrimi i plotë nga Blerim Latifi:
Shkarkimi i Qalajt, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, nuk duket të jetë punë e performancës së dobët të tij. Duket më shumë si hakmarrje për performancën e arrestimit të kryetarit të Istogut. Sa i përket përformancës në drejtimin e policisë, nuk mendoj se policia e Kosovës, në këto 20 vitet e fundit, ka pasur drejtor më kompetent se Rashit Qalajn. Por ç’t’i bësh, kështu janë ligjet e pashkruara të Kosovës: interesat partiake nuk pyesin për profesionalizmin!