BallinaRegjionaleSkenderajBlerim Latifi nuk arrin të bëhet deputet, thotë se votat në Drenicë...

Blerim Latifi nuk arrin të bëhet deputet, thotë se votat në Drenicë janë blerë me nga 5 e 10 euro

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Blerim Latifi, këshilltari i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli pasi nuk ka arritur të sigurojë votat për t’u futur në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar partinë e udhëhequr nga Kadri Veseli se ka blerë vota në Drenicë.

Latifi i cili përmes Facebook-ut ka shkruar se PDK-ja nuk ka humbur nga Vetëvendosja e as nga LDK-ja por nga vet PDK-ja.

Ai ka thënë tutje se votat në Drenicë, rajon prej nga vjen Latifi janë blerë me nga 5 e 10 euro.

“Kështu unë e mësova praktikisht se kundështarët më primitivë nuk i kam në partitë tjera, por brenda PDK-së. Dhe, më e dhimbshmja ka qenë kur kam parë mjerimin politik në të cilin e kanë zhytur Drenicën, ku votat janë blerë me nga 5 deri në 10 euro, ose me metra drush për dimër, ose me lëmosha të tjera”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka shkruar se idetë e mira humbin betejën ndaj premtimeve të rreme për të punësuar njerëz.

“Në ambiente të tilla politike, idetë e mira janë të destinuara ta humbin betejën me paratë e pista, të marra nga korrupsioni e zhvatja e shtetit dhe me premtimet e rreme për t’i punësuar njerëzit në institucionet publike, në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Latifi./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz