back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeSi u zhdukën fletëvotimet në Runik të Skenderajt, Musa Dervishaj tregon versionin...

Si u zhdukën fletëvotimet në Runik të Skenderajt, Musa Dervishaj tregon versionin e tij!

Të ngjajshme

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të...

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e...

Wolves barazon shifrat ndaj Unitedit në fund të pjesës së parë

Wolves sapo ka shënuar golin e barazimit ndaj Manchester...

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend...

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD Musa Dervishaj, pohon se ka pasur parregullësi në procesin zgjedhor në fshatin Runik të Skenderajt.

Në Runik, sipas Dervishajt banorët e këtij fshati nuk kanë pasur mundësi të votojnë pas orës 16:30 në mungesë të fletëvotimeve, të cilat hedh dyshime se janë fshehur qëllimisht nga ndonjë subjekt politik për të siguruar numer më të madh të votave.

Më tu njoftuar me rastin, sipas Dervishajt, ka reguar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur hetimet në po atë ditë për zbardhejn e këtij rasti.

“E vërteta e 06 tetorit në Runik!

1). Në orën 16 e 30 minuta ne kutin e votimit kishte rreth 150 fletvotime!
2). Nga ora 16 e 30 minuta asnjë votues nuk kishte mundësi për të votuar sepse nuk kishte as edhe një fletëvotim të vetëm të pa plotësuar!
3). Rreth gjysem ore pas, policia e K9osovës ishte brenda shkollës duke kërkuar nepër klasë 5 blloka ( 250 fletëvotime përafersisht)!
4). Dy blloka me rreth 100 fletëvotime u panë jasht shkolle këta 2 blloka mungojn edhe sot”, ka deklaruar ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, me vendim të KQZ-së pas ankesës së NISMA-s është vendosur për rinumërim të votave në mbi 300 vendvotime. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz