Rasti i Arlindës: Komisioni nis intervistimin e drejtoreshës së Mirëqenies Sociale
dp
Lexo edheRasti i Arlindës- Drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar
Intervistimi po zhvillohet në kuadër të punës së Komisionit, i cili po shqyrton rrethanat dhe çështjet që lidhen me këtë rast.
Drejtoresha pritet të japë informacione lidhur me përgjegjësitë dhe veprimet institucionale në raport me rastin.
Kujtojmë se Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës. Zekaj kishte raportuar dhunë në familje. Sipas Prokurororisë, ish-bashkëshorti i saj, J.S., ishte ndaluar për 48 orë. Ndaj tij ishte iniciuar procedurë për mospërfillje të gjykatës. Ndërkohë Zekaj ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshortin siç tha Policia “me vullnetin e saj”. Pak më vonë, Zekaj u konstatua e vrarë nga goditjet me një mjet të fortë.
Lexo edheRasti i Arlindës- Drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar