BallinaLajmeBiznesmeni serbo-amerikan, thyen shpresat e Serbisë: Vonë jemi, shqiptarët e Kosovës veç...

Biznesmeni serbo-amerikan, thyen shpresat e Serbisë: Vonë jemi, shqiptarët e Kosovës veç kanë ldhje me Trumpin!

Të ngjajshme

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Dobrivoje Tanasijeviq (83), biznesmen i fuqishëm që ka 60 vite që jeton në SHBA, thotë se nëse serbët duan që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka të mirë për ta, duhet të mos rrinë duarkryq.

“Kam frikë se kemi humbur hapin me të tjerët në rajon që veç kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit. Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, thotë ai për Alo, transmeton Telegrafi.

I pyetur se cilat janë tarifat që politikanët amerikanë të luftojnë për serbët, ai thotë: “Varet nga posti, por shërbimi nuk shkon nën një milion në vit. Është legjitime dhe nuk është turp. Shiko çfarë bëjnë në Kosovë: ia kanë ngre përmendoren Bill Clintonit në qendër të Prishtinës, rrugën e emërojnë me emrin e djalit të Joe Bidenit, shitoret i quajnë Hillary Clinton. Tash edhe Trumpin do ta nderojnë”.

Ai thotë se për ta bërë Trumpin për vete, serbët duhet të rishikojnë raportet me Rusinë që janë të dëmshme për ta, sepse fjalët se Trumpi do të ketë raporte të mira me rusët janë përralla fëmijësh.

“A e dini ndonjë gjerman që është njeri i rusëve? Trumpi ka rrënjë gjermane”, shton ai. “Dhe, mos harroni, FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz