Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, veçoi rritjen ekonomike në vend
dp

Lexo edhePresidenti i Milanit për Ardon Jasharin: Nuk ofrojmë më shumë, lojtari dëshiron të na bashkohet me çdo kusht

Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në këtë bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.
Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi rolin që OSBE ka luajtur në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më efektiv në të ardhmen. /Lajmi.net/

Lexo edhePresidenti i Milanit për Ardon Jasharin: Nuk ofrojmë më shumë, lojtari dëshiron të na bashkohet me çdo kusht