BallinaBotëBisedimet SHBA-Iran/ Witkoff dhe Kushner nisen drejt Pakistanit

Bisedimet SHBA-Iran/ Witkoff dhe Kushner nisen drejt Pakistanit

Të ngjajshme

Tornadot godasin shtetin e Oklahomës

Disa tornado goditën sot pjesën veriore të shtetit amerikan...

“Pesëshe n’kajmak”, Nottinghami ia bën bajat Sunderlandit të Xhakës

Nottingham Foresti shënoi katër gola në një pjesë për...

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner do të shkojnë në Pakistan, për bisedime me Iranin të shtunën.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është tashmë në Islamabad për të “shqyrtuar çështjet dypalëshe”, thotë ambasada iraniane në Pakistan.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit thotë se aktualisht nuk ka negociata me SHBA-në në axhendën e udhëtimit.

Më parë, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se Irani kishte një shans për të “bërë një marrëveshje të mirë dhe të mençur”, duke shtuar se bllokada detare amerikane e porteve iraniane “po rritet dhe po bëhet globale”.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë akuzuar njëra-tjetren për shkelje të armëpushimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz