back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaJetëFun“Biseda” qesharake mes BE-së dhe shteteve që duan t’i bashkohen asaj

“Biseda” qesharake mes BE-së dhe shteteve që duan t’i bashkohen asaj

Të ngjajshme

Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro...

“Rroftë UÇK’ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin...

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë...

Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj,...

Në internet po qarkullon një “bisedë” virtuale mes gjoja Bashkimit Evropian dhe disa shteteve që synojnë të anëtarësohen në këtë bllok, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë “bisedë” të montuar është e përfshirë edhe Greqia.

Kjo bisedë qesharake, që ka të bëjë me refuzimin e Francës për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, e trajton më pas edhe çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga biseda mund të nënkuptohet se një gjë e tillë do të jetë e paparamendueshme pasi BE-ja, më saktësisht Franca, refuzoi t’i nisë negociatat me Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se ky shtet e kishte plotësuar kushtin politik, atë të zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë.

Biseda virtuale mes shteteve, ku ato përfaqësohen me flamujt e tyre, zhvillohet kështu:

Maqedonia Veriore: Unë dua të bëhem pjesë e BE-së.

BE-ja: Fol me Greqinë.

Greqia: Ndërroje emrin!

Maqedoania Veriore: Në rregull! Maqedoni Veriore. A je e kënaqur?

Greqia: Po.

BE-ja: Atëherë, të flasim për…

Franca: Veto!

BE-ja: Por, Francë, ne e patëm një marrëveshje.

Franca: S’është problemi im.

BE-ja: Na vjen keq, Maqedoni Veriore.

(Maqedonia Veriore bëhet “nervoze”, e paraqitur me figurën “emoji”)

BE-ja: Atëherë, Serbi e Kosovë, të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tuaja.

Serbia: (qesh, e paraqitur me figurë “emoji”)

Kosova: (qesh edhe më shumë, e paraqitur me të njëjtën figurë)

Ndryshe, Franca vendosi veto ndaj hapjes së negociatave mes Bashkimit Evropian në njërën anë dhe Maqedonisë Veriore e Shqipërisë në anën tjetër. Për këtë arsye, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe ka vlerësuar se BE-ja ia bëri të padrejtë vendit të tij.

Qëndrimi i Francës për bllokimin e hapjes së negociatave është kritikuar shumë. Vetoja e këtij shteti të rëndësishëm të BE-së po vlerësohet si rritje e rrezikut nga shtrirja e ndikimit të Rusisë në Ballkan./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz