BallinaBotëBill Clinton dërgohet në spital, mjekët flasin për gjendjen e tij

Bill Clinton dërgohet në spital, mjekët flasin për gjendjen e tij

Të ngjajshme

Dy mjeshtrat japonezë që ndryshuan historinë e artit

Ekspozita “Beneath the Great Wave: Hokusai and Hiroshige” sjell...

Nervozizmi i Leaos vazhdoi edhe në zhveshtore me Pulisicin, Allegri u detyrua të ndërhyjë

Raportohet se Rafael Leao vazhdoi të shfaqë nervozizmin e...

Arbeloa konfirmon se Mbappe do të luaj ndaj Cityt

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundi...

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është pranuar në njësinë e kujdesit intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepsë, thanë mjekët e tij për CNN të enjten, transmeton Klankosova.tv.

“Ai do të qëndrojë në spital për ta përcjellë gjendjen e tij”, thanë mjekët.

Ata tutje shtuan se Clinton po qëndronte në kujdesin intensiv për privatësi dhe siguri, jo sepse ai ka nevojë për të.

Clinton është në humor të mirë, flet me familjen dhe stafin, madje edhe ka ecur, sipas mjekëve dhe stafit.

“Pas dy ditëve të trajtimit, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët. “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”.

Clinton, i cili ishte në Kaliforni për një ngjarje private për fondacionin e tij, ishte ndjerë i lodhur të martën dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.

Mjekët e ish-presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut.

Clintonit do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri të premten, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Matjet e tij vitale janë të gjitha të qëndrueshme, thanë mjekët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz