BallinaLajmeBien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu

Bien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Vranësirat shtohen përgjatë ditës së shtunë nga orët e mëngjesit.  Në mesditë rrebeshe shiu pritet të përfshinë pjesë perëndimore të vendit, që duke shkuar nga mbrëmja shtrihen në pjesë tjera.  Herë pas here këto rrebeshe shoqërohen me bubullima. 

Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 4-12m/s, me hove çasti mbi 15m/s. 

Temperaturat maksimale fillimisht arrijnë deri në 30C e 31C.  Me kalimin e sistemit frontal, pasdite më vonë zbresin edhe nën 20C.

Megjithëse do parashihet të ketë më shumë intervale me diell ditën e diel, pritet një rënie e temperaturës deri në 24C e 25C. 

Aty-këtu mbeten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu pasdite.  Nga dita e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell, me temperatura që shënojnë rritje mbi 30C ditën e martë. 

Të mërkurën, me afrimin e një shtjelle tjetër ciklonike përgjatë rajoni, paraqiten mundësi për rrebeshe shiu, mirëpo temperaturat zbresin lehtë në 28C. 

Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 12C e 14C.  Frynë erëra kryesisht nga perëndimi e jugu, të lehta dhe mesatare 3-10m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz