back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeBie Google dhe shërbimet e saj, përfshirë YouTube e Gmail

Bie Google dhe shërbimet e saj, përfshirë YouTube e Gmail

Të ngjajshme

Google dhe gjithë shërbimet e saj, si Google Search, You Tube, Google Maps, Gmail dhe Google Drive, kanë rënë për përdoruesit nga rajoni.

Përdoruesit nga Kosova, Turqia, Rumania, Gjeorgjia, Bullgaria, Hungaria, Serbia dhe Greqia nuk kanë mundur të qasen sot në këtë platformë.

Këto janë ndër aplikacionet më të përdorura në botë.

Në shumë vende të botës sot ka ndërprerje të shërbimeve nga Google, Youtube dhe Gmail.

Siç raportohet ndërprerja e shërbimeve përfshiu më së shumti Evropën Lindore.

Në këto shërbime është përfshirë edhe kërkimi pra “search” e cila nuk funksionon assesi.

Deri më tani Google nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Autoriteet franceze për mbrojtjen e të dhënave kanë ndëshkuar Google me 325 milionë euro, për shkelje në mënyrë se si shfaqein reklamat në Gmail dhe për përdorim të cookies pa marrë pëlqimin adekuat të përdoruesve.

Google ka tani 6 muaj për të rregulluar këto, nëse nuk e bën do të përballet me gjobë shtesë prej 100 mijë euro në ditë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz