Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
dp

Lexo edheAsllani shënon ndaj Besiktasit, por Hoffenheimi pëson humbje (VIDEO)

Ky çmim i është ndarë futbollistit të Dritës, Besnik Krasniqi, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës gjilanase ndaj Ballkanit.
Krasniqi realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutat shtesë, duke ia siguruar Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë shumë të rëndësishme në përballjen me rivalin nga Suhareka.
Me golin vendimtar dhe paraqitjen e tij në këtë takim, Krasniqi u vlerësua si futbollisti më i dalluar i xhiros së nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Lexo edheAsllani shënon ndaj Besiktasit, por Hoffenheimi pëson humbje (VIDEO)
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
