back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeBërnabiq thotë se është e pamundur të flasësh me Kurtin

Bërnabiq thotë se është e pamundur të flasësh me Kurtin

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë kurrë më i vështirë se tani.

Ajo e theksoi se ishte e pamundur të flitej me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bënabiq shpjegoi se procesi i dialogut tani është i vështirë pasi sipas saj njerëzit nga Kosova të cilët janë duke negociuar nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ata nuk dëshirojnë të flasin për ndonjë gjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht shumë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Bërnabiq për Tv Prva.

Ajo po ashtu ka thënë se shumë gjëra dhe marrëveshje që janë arritur në samite që janë organizuar për Ballkanin Perëndimor nuk kanë filluar të realizohen si pasojë e pengesave nga politikanët e Prishtinës, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz