Berisha: Znj. Mimi Kodheli me doktoraturën e saj plagjiaturë, nuk dua të jetë bashkëqytetare e imja !

Me kujtohet që ne seancën solemne të datës 13 Maj 2017, kur iu nda dekorata “Qytetare nderi e qytetit të Drenasit” znj. Mimi Kodheli edhe pse ishte ngjarje krejtësisht solemne pati bërë klasifikime duke thënë se ka Shqiptarë të mirë dhe Shqiptarë të këqij, ku për ketë të fundit i referohej protestave të opozitës në Shqipëri të cilat zhvilloheshin në Maj të 2017-es, që aspak nuk kishin lidhje me Kosovën përkatësisht Drenasin. Sot duke qenë i fokusuar në zhvillimet e fundit në Tiranë, përkatësisht protestat e studentëve atje, studiuesi dhe hulumtuesi i mirënjohur shqiptarë i cili punon në Danimark z. Taulant Muka, publikoi një shkrim të tij me plotë fakte duke zbuluar plagjiaturën e doktoratës së “bashkëqytetares” znj. Mimi Kodheli. Sipas postimit të z. Muka ky hulumtim dhe zbulim i plagjiaturës ishte bërë nga Universiteti Sapienz përkatësisht studiuesi Vladimir Kola.
Edhe në kohen kur u pat marr vendimi nga Kuvendi Komunal i Drenasit për ndarjen e këtij çmimi/mirënjohje për znj. Kodheli por edhe një varg personalitetesh tjera sepse viti 2017 ka qenë vit i ndarjes së mirënjohjeve pa kontroll, duke ia ulë edhe vlerën e mirënjohjeve sepse nga Komuna përkatësisht Kryetari i Komunës së Drenasit u patën ndarë mbi 2000 sosh, ku vazhdimisht kam kërkuar që mos të ndajmë mirënjohjen/dekorata pa e miratuar një rregullore e cila specifikon se kush i meriton ato dhe jo vetëm kujt ti teket ti shpërndaj ato kujt të dojë. Dhe vetëm pas një viti prej kohës kur znj. Kodheli mori dekoratën e saj ishte formuar komisioni për rregulloren për dekorata dhe mirënjohje, ku pjesë e këtij komisioni jam zgjedhur edhe unë. Edhe pse ky komision është formuar me datë 04.05.2018 ënde nuk kemi mbajt asnjë takim në lidhje me atë se për çfarë jemi zgjedhur.
Duke qenë Komuna e jonë ka gojën plotë transparencë, e po ashtu edhe vendi ynë është orientuar me synime të qarta drejt integrimit Evropian, prandaj edhe duhet të marrim shembuj nga atje se ku duam të integrohemi. Shembulli më i mirë për ne është Gjermania, ku në vitin 2011 Ministri i atëhershëm i mbrojtjes së Gjermanisë z. Karl-Theodor zu Guttenberg pati dhenë dorëheqje nga kabineti i Kancelares Angela Merkel pasi që ishte gjetur se në temën e doktoraturës së tij kishte plagjiaturë. Nisur nga kjo më e pakta që do duhej të bënte Komuna e Drenasit përkatësisht Kuvendi Komunal i Drenasit do duhej të tërhiqte vendimin e datës 03.05.2017 duke revokuar dekoratën/mirënjohjen e dhënë znj. Mimi Kodheli “Qytetare nderi e qytetit të Drenasit”. Këtë shkrim timin po e përmbylli me një thënie nga shkrimtari dhe shkencëtari i mirënjohur gjerman Johann Wolfgang von Goethe, i cili ka thënë “Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon”.

Lexo edheVdekja e 19 vjeçarit nga Drenasi në QKUK, familjarët kërkojnë drejtësi
Vehbi Berisha – Asambleist në Kuvendin Komunal në Drenas
Anëtarë i komisionit për hartimin e rregullores për ndarjen e dekoratave dhe mirënjohje në Komunën e Drenasit














