Berisha sulmon Thaçin/ “Argat mjeran i Serbisë”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke ju drejtuar me fjalët “argati mjeran i Beogradit në Prishtinë”.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian hedhin poshtë projektin e Beogradit për Serbinë e Madhe.
Ndërsa më tej, Berisha shprehet se “Ministrat e jashtëm të BE dje ne unison hodhen poshte perpjekjet e Beogradit dhe argateve te tij mjerane albanofob ne Prishtine per krijimin e Serbise se Madhe, coptimin e Kosoves dhe aneksimin e territoreve te saj nga Serbia.”.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, ky qendrim i ministrave te jashtem te BE meriton preshendetjet me te perzemerta, si nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin e rajonit ne Bashkimin Europian.
Postimi i plotë i Berishës:

Lexo edheHahn ripërsërit domosdoshmërinë e marrëveshjes së paqes Kosovë-Serbi
Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian hedhin poshte projektin e Beogradit per Serbine e Madhe!
Te dashur miq, serbomedhenjte ne Beograd dhe argatet e tyre ne Prishtine moren dje nje goditje fatale nga ministrat e jashtem te Bashkimit Europian.
Ministrat e jashtëm të BE dje ne unison hodhen poshte perpjekjet e Beogradit dhe argateve te tij mjerane albanofob ne Prishtine per krijimin e Serbise se Madhe, coptimin e Kosoves dhe aneksimin e territoreve te saj nga Serbia.
Ky qendrim i ministrave te jashtem te BE meriton preshendetjet me te perzemerta, si nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin, prosperitetin dhe integrimin e rajonit ne Bashkimin Europian si dhe parandalimin e nje zinxhiri konfliktesh qe Beogradi dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine duan te ndezin per llogari te krijimit te Serbise se Madhe! sb/ CNA.al














