back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasBerisha për tregun në Drenas: Tregu i gjelbërt apo tregu i bërllokut?!...

Berisha për tregun në Drenas: Tregu i gjelbërt apo tregu i bërllokut?! (FOTO)

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha, ka ngritur çështjen e mbeturinave te tregu i gjelbërt në Drenas.

Sipas Berishës, qytetarët janë shumë të shqetësuar për gjendje mjaft të keqe të këtij tregu dhe se Komuna duhet të merret urgjentisht më këtë problem.

Reagimi i asambleistit Berisha:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, në vijim ua prezantojmë nëpërmjet fotografive hapësirat e tregut të “gjelbër” në Drenas, ku qytetaret dhe sidomos banoret e lagjeve përreth tregut janë tejet të shqetësuar për gjendjen mjaftë të keqe të tregut në Drenas, ku fatkeqësisht nga vet fotot shihet qartë se ky treg nuk menaxhohet nga askush. Në kuadër të përgjegjësive të mija si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit, gjatë ditëve në vijim do e ngriti si shqetësim pran Drejtorisë së Shërbimeve publike dhe Emergjenca, që ky problem të trajtohet në mënyrë urgjente, me qëllimin primar të parandalimit të ndonjë epidemie e cila shumë lehtë mund të përhapet sidomos në ketë kohë kur mbretërojnë temperatura mjaftë larta, e pastaj në funksion të mirëmbajtjes, organizimit dhe mirë menaxhimit të tregut në Drenas i cili zhvillohet çdo jave rregullisht gjatë ditës së enjte.

Po ashtu në lidhje me këtë çështje do i drejtohem edhe Drejtorisë së Inspeksionit sepse tregu i gjelbër nuk i plotëson aspak kushtet sanitare të punohet në të ashtu siç është tani, ku nuk ka kurrfarë kushtesh që ky treg të zhvilloj punën sipas normave të lejuara./Drenicapress.info/

Fotografia e Vehbi Berisha

Fotografia e Vehbi Berisha

Fotografia e Vehbi Berisha

Fotografia e Vehbi Berisha

Fotografia e Vehbi Berisha

Fotografia e Vehbi Berisha

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz