BallinaLajmeBeqaj takoi përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Andrew Russell

Beqaj takoi përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Andrew Russell

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell. Temë e takimit ishte bashkëpunimi dhe përkrahja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj e njoftoi z.Russell me fushëveprimtarinë dhe objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me theks të veçantë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në rritjen e performancës së tyre në biznes. Ai po ashtu shprehu edhe përkushtimin për përkrahje të të rinjve dhe grave në biznes, si dhe për hapjen e Qendrave rajonale të Inovacionit dhe Inkubator Biznesi.

Përfaqësuesi i përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell, e cilësoi shumë të rëndësishëm formimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe mundësinë që ky institucion t’u ndihmojë bizneseve në rritjen e performancës së tyre.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në fushat specifike, në veçanti në aspektin e konsulencës dhe programeve të trajnimit për bizneset. Ministri Beqaj dhe z. Russell u pajtuan që bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me UNDP-në të vazhdojë edhe më tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz