BallinaLajmePDK-ja vendos se cilin kandidat do ta mbështesë në Kamenicë

PDK-ja vendos se cilin kandidat do ta mbështesë në Kamenicë

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Dega e PDK-së në Kamenicë ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendim që në garën e balotazhit të përkrahet kandidati i LDK-së, Shaip Surdulli, i cili do të ballafaqohet me kandidatin e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, i cili doli kandidati më i votuar në këtë komunë.

Përmes një njoftimi për media, Dega e PDK-së në Kamenicë bëri të ditur se do të nënshkruhet një marrëveshje me LDK-në, për përmbajtjen e së cilës simpatizantët dhe votuesit do të njoftohen pas takimeve që do të mbahen.

“Kryesia e Degës duke përshëndetur dhe duke faleminderuar për angazhimet e deritashme gjitha strukturat drejtuese të Degës: OGD-në,RDK-në, organizmat tjerë funksionalë, adhuruesit e simpatizuesit e PDK-së kërkon, që për interesa të funksionalizimit të organeve e të organizmave institucionalë lokalë dhe për interesat politike e të funksionimit të Degës së LDK-së,në garën zgjedhore të balotazhit më 19.11.2019 të përkrahim në fushatën zgjedhore dhe me votën tonë kandidatin e LDK- së për kryetar komune z.Shaip Surdulli”, thuhet në njoftim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz