BallinaBotëBën vetëvrasje pasi dëbohet nga Gjermania, kërkohet dorëheqja e ministrit

Bën vetëvrasje pasi dëbohet nga Gjermania, kërkohet dorëheqja e ministrit

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i njohur për retorikën e tij kundër migrantëve është nën presion për të dhënë dorëheqje, pas vetëvrasjes së një afgani, i cili është dëbuar nga Gjermania.

Partitë opozitare në Gjermani i kanë bërë thirrje Seehofer të japë dorëheqje një ditë pasi autoritetet afgane kanë thënë se migranti 23 vjeçar ka vrarë veten në Kabul më 10 korrik.

Vdekja e tij ka ardhur pasi Gjermania ka kthyer 69 azilkërkues në Afganistan më 4 korrik.

Migranti është detyruar të kthehet prapë në Afganistan pasi kishte kaluar tetë vjet në Gjermani, sipas zyrtarëve afganë për migrim.

Seehofer, politikan me qasje kundër migrantëve, ka mirëpritur dëbimet e azilkërkuesve, duke thënë se 69 afganë janë larguar në ditëlindjen e tij të 69-të.

“Saktësisht 69 persona janë dërguar në Afganistan në ditëlindje time të 69-të, nuk ka qenë urdhri im”, ka thënë Seehofer duke buzëqeshur më 10 korrik.

Më 11 korrik, politikani gjerman ka thënë se vdekja e afganit, “është për keqardhje dhe se ne duhet ta trajtojmë atë rast me respekt”. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz