back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari reagon ndaj “dyshimeve për keqpërdorime financiare”

Bekim Jashari reagon ndaj “dyshimeve për keqpërdorime financiare”

Të ngjajshme

Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të...

Atentati kundër Trumpit, Rama: Zoti e shpëtoi që ai ta shpëtojë Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sesionin e liderëve...

Kosova nën dënimin që nuk mbaron

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës po zgjasin...

Kurti nuk e flet asnjë fjalë se a i ka numrat për formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar ndaj raportimeve të mediave lidhur me punën e tij si shef i Bordit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas tij, artikulli i publikuar me titullin: “Hetuesit e BE-së: Aeroporti i pasigurt, dyshime për keqpërdorime financiare nga Bekim Jashari”, përmban të pavërteta.

“Ky artikulli i botuar, në mënyrën më të pandershme, implikon emrin e mbiemrin tim si i dyshuar për keqpërdorime. Artikulli përmban një varg të pavërtetash dhe gjysmë të vërteta, të cilat tentojnë të mjegullojnë personalitetin tim nga supozime krejt të paqëndrueshme”, ka thënë Jashari, përmes një shkrimi në Facebook.

Jashari ka thënë se manipulimin financiar duhet ta raportojë dhe ta ndëshkojë ligji dhe jo gazetarët.

“Ka dy vjet që nuk jam pjesë e menaxhmentit në aeroport, e as në çfarëdo cilësie. Emri im i lidhur në çfarëdo manipulimi në cilëndo çështje si ajo e ngritur pranë EULEX-it, që tenton artikulli ta lidh me emrin tim, e hedh poshtë si tendencioz”, ka thënë ai. “Manipulimin financiar duhet ta raportoj, ta hulumtoj dhe ta ndëshkoj ligji, jo media”,

Jashari ka ftuar hetuesit edhe vendor edhe evropian, të sqarojnë raportet e tilla.

Hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale kanë bërë një raport të veçantë për Aeroportin e Prishtinës, ku thuhet se thyerja e protokolleve të sigurisë me prishje radarësh e mungesë gjeneratorësh janë vetëm një anë e problemeve, derisa ngrenë dyshime për keqpërdorime financiare në projekte milionëshe.

Ata kanë ngritur dyshime se Bahri Nurdini dhe Bekim Jashari, tash kryetar i Skenderajt e që dikur shërbeu si kryetar i bordit i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, kanë ngritur një firmë ndërtimore me emrin “Premium Group”, me të cilën ndërtojnë ndërtesa në Prishtinë, dhe se paratë për këtë biznes profitabil mund t’i kenë marrë nga ndonjë projekt në Aeroport.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz