Me një stil të artistit të vërtetë Kushtrim Mehmeti nga Skenderaj la me gojë hapur kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pas rritjes së pagës së tij se gjoja duhet të blejë kravata e këmisha, ishte pikërisht Kushtrimi nga Drenica që i dha një goditje të rëndë me një satirë përqeshëse, ku mblodhi këmisha e kravata për kryeministrin Haradinaj, transmeton Drenica Press.
Ai mblodhi me ndihmën e qytetarëve rreth 300 kravata janë vendosur në rrethojën e Qeverisë së Kosovës nga një grup i qytetarëve dhe organizatorëve të “Beyond the Walls”, si dhuratë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë ka rritur 100 për qind pagën e tij, e që tani e merr 2950 euro, transmeton Drenica Press.
Por ky aksion nuk ju ka ikur as mediave ndërkombëtare. Për Kushtrimin nga Drenica kanë shkruar mediume nga Franca, nga Irlanda e vende tjera ballkanike.
Kryeministri Haradinaj për lajmi.net ka komentuar për herë të parë aksionin me kravata.
Ndonëse nuk pati paralajmërim për rritje pagash nga Qeveria për vetën, përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj, një gjë e tillë vendit i erdhi si bumerang.
Pati kritika të shumë në drejtim të Qeverisë, e personalisht ndaj kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinajt, mirëpo ky i fundit asnjëherë nuk u spraps ndaj këtij vendimi, bile vazhdon të qëndroi pas asaj që ka bërë.
E ditë më parë, u organizua edhe një aksioni me kravata për të ndihmuar Haradinajn, pasi kryeministri tha se duhet që zyrtarët qeveritarë të kenë gardërobë më të shenjët.
E në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, kryeministri Haradinaj komentoj edhe këtë aksion, i cili tha i kishte pëlqyer aksioni që ishte ndërmarr.
“Së pari, te kravatat ke shumë në rregull, shumë korrekt, një aksion simbolik, një porosi, një mospajtim pse e ke rrit pagën, nuk është arsye kravata. Mendoj se ke e mirë, bile disa kravata u dukshin të bukur, por ata i lan në rrethoja nuk i kanë pru këtu. Pagat i kam rrit mendoj për Kosovën, e analizojë Kosovën në 20 vjet”, ka thënë kryeministri.
Haradinaj tha se vendimi për rritjen e pagave, “është një vendim edhe ligjor, edhe transparent, e kam ditur që do të ketë kritika sepse janë mësuar populli me i rrejt politikant, më thënë jemi burra të mirë që sa e kemi rrogën, por mandej senet e tjera me shku si kanë shku”.
E për kravatën që iu propozua kryeministrit nga organizatori Kushtrim Mehmeti, për ta vendosur më 1 Qershor, Haradinaj tha se ajo ishte më shumë për media por thotë se po t’i ishin dërguar atij do t’i kishte pranuar të gjitha dhe ndonjëherë edhe do e kishte vendosur.
Ai thotë se pagat do të rriten edhe për sektorët e tjerë, këto dhe informacione të tjera të rëndësishme nga kryeministri do të mund t’i ndiqni në intervistën e plotë e cila do të publikohet më 1 janar 2018.