back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari: Me dhimbje të thellë pranova lajmin se Baca Hilmi nuk...

Bekim Jashari: Me dhimbje të thellë pranova lajmin se Baca Hilmi nuk është më

Të ngjajshme

- Advertisement -

Me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt, prindit të heronjve të kombit Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj, kryetari i Skënderajt ka ngushëlluar Familjen Haradinaj.

- Advertisement -

I prekur thellë nga vdekja e Hilmi Haradinajt, në rrjetin social, Bekim Jashari ka shkruar:

“Ngushëllime Familje Haradinaj!

Sot, me dhimbje të thellë e pranova lajmin e rëndë se në mesin tonë nuk është më Baca Hilmi.

Baca Hilmi, ishte një shembull i prindit të pathyeshëm, me vendosmërinë e pamposhtur për qëllimet më fisnike dhe më të sinqerta në shërbim të atdheut.

Qëndrimi i tij burrëror, përball sfidave, e cilësuan atë si prind me fuqi të jashtëzakonshme morale e patriotike, duke na dhënë fuqi për të përballuar sfidat që sjell jeta.

Sot, dhimbjes dhe humbjes së madhe për Familjen Haradinaj dhe kombin shqiptar i bashkohem me respektin e përjetshëm për jetën dhe veprën e Bacës Hilmi!

Lavdi jetës dhe veprës së Hilmi Haradinajt!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz