BallinaLajmeBekim Haxhiu: Seanca të premten e ardhshme, PAN i ka votat

Bekim Haxhiu: Seanca të premten e ardhshme, PAN i ka votat

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

Sigal Prishtina në krizë, mposhtet nga Rahoveci 029

Sigal Prishtina ka pësuar një tjetër humbje në Procredit...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se koalicioni më i madh, PDK-AAK-Nisma, i ka votat për ta formuar qeverinë e re.

Haxhiu, ka thënë për Express se seanca konstituive do të mbahet të premten, javën e ardhshme.

“Javën e ardhshme besoj që përfundon edhe konstituimi i Kuvendit edhe votimi i qeverisë, po besoj brenda një dite, nuk ka nevojë të zgjasë më shumë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu, më tej, ka thënë se qeveria e ardhshme do të ketë pak numra, por do të bëjë punë shumë.

Megjithëkëtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se deputetët e koalicionit LAA nuk do të bashkëpunojnë assesi me PAN-in.

“Mendoj që janë duke i paragjykuar deputetët, pasi ata kanë mandat politik dhe qytetar. Sa i përket LDK-së ne e kemi qëndrimin e qartë, jo vetëm deputetët e LDK-së, por edhe të AKR-së dhe Alternativës janë duke punuar bashkë dhe po përgatiten për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Haziri.

Pos LDK-së, edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje tash e disa herë kanë mohuar se deputetët e këtij subjekti do t’i bashkohen koalicionit PAN.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz