Një pjesë e objektit të ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë është shembur, ku një person ka gjetur vdekjen nën rrënoja, shkruan DrenicaPress
Lidhur me këtë rast tragjik, ka reaguar edhe deputeti Bekim Haxhiu, i cili ndanë dhimbje për humbjen e jetës së Visar Behramit dhe ju bënë thirrje organeve të drejtësisë që përgjegjësit e ketij rasti të përgjigjen para drejtësisë.
Në postimin e tij, Haxhiu i shpreh ngushëllime familjes dhe se ndihet i tronditur nga ky rast.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Bekim Haxhiut:
Lajmi për vdekjen e te riut Visar Behrami nga Mitrovica na ka tronditur të gjithëve.
Ai vdiq ne vendin e tij te punës diten e hënë derisa po punonte në ish Hotelin “Adriatik”, për renovimin e të cilit komuna e Mitrovicës nuk kishte lëshuar leje.
Ndajë dhimbje për humbjen e jetës së Visar Behramit dhe ju bëjë thirrje organeve të drejtësisë qe përgjegjēsit e ketij rasti të përgjigjen para drejtësisë.
Ngushëllime familjes Behrami, miqve dhe shokëve të Visarit, si dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës!