Bëhuni gati: Deri në 33 gradë pritet të shkojnë temperaturat në Kosovë
BILLI
Lexo edheMeta firmos anulimin e zgjedhjeve
Masat e ajrit me presion të rritur atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme, transmeton Gazeta Metro.
Kjo gjendje sipas Institutit Hidrometeorologjik do të krijojë kushte për mot të qetë përjashtuar ditën e marte, ku vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius. Temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës”, thuhet në kumtesë.
Lexo edheMeta firmos anulimin e zgjedhjeve
“Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, si pasojë e kthjellimeve dhe insolacionit. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”./gazetametro.net