Michael Madsen, aktori ikonë i filmave të Quentin Tarantinos, u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.
I njohur për rolet e tij të paharrueshme në “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”, Madsen u gjet i vdekur në banesën e tij në Malibu pesë ditë më parë.
Më 8 korrik, NBC4 Los Angeles raportoi se shkaku i vdekjes ishte pamjaftueshmëria e zemrës.
Sipas mjekut kardiolog që kujdesej për të, sëmundjet kardiake dhe alkoolizmi u renditën si faktorë që kontribuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Për shkak se ai ishte nën mbikëqyrje mjekësore, nuk do të kryhet autopsi dhe Zyra e Sherifit të Qarkut të Los Angeles e ka cilësuar zyrtarisht vdekjen si natyrale./Indeksonline/
- Advertisement -