Bëhen publike shifrat e ndarjes së fondeve nga Zyra e Kurtit: Mbi 400 mijë euro për organizata serbe, zero për OVL-UÇK

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Eman Rrahmani, i cili udhëheq edhe Listën për Familjen që është në koalicion me PDK-në, ka publikuar një postim ku kritikon ndarjen e fondeve nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij.
Sipas Rrahmanit, gjatë periudhës së qeverisjes së Kurtit, Zyra e Kryeministrit ka ndarë mbi 400 mijë euro për OJQ dhe organizata të ndryshme serbe, mbi 260 mijë euro për organizata të tjera, dhe 146 mijë euro për Dioqezën e Rasakës-Prizrenit, ndërkohë që OVL e UÇK-së nuk ka përfituar asnjë euro, transmeton lajmi.net.
Ai ka publikuar edhe një listë të organizatave kryesore përfitues, duke përfshirë:
- COMMUNICATION FOR SOCIAL DEVELOPMENTSA – 32,800 €
- NVO NEXUS / VEZA / LIDHJE – 30,000 €
- ACDC – 26,490 €
- CENTAR ZA SOCIJALNE INICIJATIVE – 22,770 €
- NANSEN DIALOGUE MITROVICA – 19,000 €
- GYI – 13,950 €
- PRODUKCIJA NEW PRESS – 13,200 €
- SDBC KOSOVO – 13,000 €
- ASO.STABIL.THROUG.STARTK – 13,000 €
- CZA GRACANICA – 12,800 €
- UPSK – 12,000 €
Ndër të tjera, fonde janë ndarë edhe për organizata të komunitetit malazez dhe serb si: UDRUZENJE CRNOGORACA KOSOVA, UDRUZENJE CRNOGORACA PERPER, CENTAR MANJINSKE ZAJEDNICE, si dhe për qendra humanitare dhe mediash lokale, duke përfshirë MEDIA CENTAR / ÇAGLLAVICE dhe HUMANI CENTAR MITROVICA.

Lexo edheSNF: Beogradi po ndëshkon serbët që kundërshtojnë Listën Serbe, largime nga puna dhe presion në emër të “interesit kombëtar”
Postimi i plotë:














